Në mbledhjen e djeshme Qeveria e Malit të Zi ka vendosur që profesori nga Tuzi Leon Gjokaj të jetë u.d. i drejtorit gjeneral të Drejtorisë për përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe komuniteteve tjera nacionale të pakicave.
Ai në atë vend do ta zëvendësoj Sabahudin Deliqin. Gjokaj dhe Deliq janë anëtarë të Partisë socialdemokrate të Malit të Zi.
Mbasi që ndihmës ministri i arsimit Nik Gjeloshaj ka zëvendësuar Fatmir Gjeken në bankat e deputetit në parlamentin shtetëror, Gjokaj për momentin është Shqiptari i pozicionuar më lartë në pushtetin ekzekutiv të Malit të Zi në nivel qendror.