Makina “golf 3” me targa të Ulqin ra dje në det nga parkingu joformal në Molin e madh.
Makinën në breg e nxorën një grup vendasish të udhëhequr nga punonjësi i patrullës në det të Komunës së Ulqinit Hajrudin – Dino Shata.
Për fat të mirë, çdo gjë kaloi pa pasoja të rënda, edhe pse në atë pjesë të bregut bëjnë plazh numër i madh i vendasve dhe turistëve.