Centralet e para me erë, mund të ndërtohen në lokalitetit Mozhur, në kufirin e komunës së Tivarit dhe Ulqinit, sepse, mbas katër viteve të plota të problemeve të ndryshme me letra, si dhe të hartimit të dokumentacionit përcjellës konzorciumi spanjoll-malazez “Mozura wind park” i ka dorëzuar Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit kërkesën për fitimin e lejes së ndërtimit.
Me projekt, siç shkruajnë “Primorske novine”, janë parashikuar 23 centrale me erë të cilat do ti furnizonin me rrymë gati 15 mijë shtëpi.
Kompania që në vitin 2010 ka nënshkruar kontratën për marrjen me qira të lokalitetit për dy dekada, me mundësi që ta shtyj për dhjetë vite tjera, ndërsa çmimi i qirasë për metër katrorë është 37 cent.