Në ndërtesën e komunës: SHTETASI MAQEDONAS MBIJETOJË GODITJEN E RRYMËS ELEKTRIKE

Shtetasi i Republikës së Maqedonisë Mihailo Veliçkovski (17) ka përjetuar të martën në ndërtesën e komunës së Ulqinit goditjen e rrymës elektrike. Ai si pjesë e ekipit të një kompanie nga Podgorica punoi në largimin e problemit të mungesës së rrymës elektrike në atë institucion.

Vetëm me intervenim të shpejtë dhe profesionist të mjekëve të Urgjencës së Ulqinit djali fatkeq tre herë praktikisht është kthyer nga të vdekurit. Më vonë u transferua në spitalin e Tivarit, pastaj në Qendrën klinike të Malit të Zi në Podgoricë dhe gjendja e tij shëndetësore, siç mësuam, është stabilizuar.

Hetimet që do ti kryejnë organet kompetente do të tregojnë shkaqet e kësaj fatkeqësie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi