Në nëntor: NË TIRANË PREZANTOHEN AUTORËT SHQIPTARË NGA MZ

Libra, KnjigeAkademia e artit dhe shkencave të Shqipërisë, Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave dhe Bashkimi i krijuesve shqiptarë në Mal të Zi do të organizojnë, në nëntor të këtij viti, prezantimin e krijuesve shqiptarë nga Mali i Zi.

Në këtë eveniment letrar do të marrin pjesë tetë shkrimtarë, përkatësisht Ali  Bardhi (Ulqin) “Varrezet në  Anë të malit-Ulqin, Ali Daci (Rozhajë) “Shtigjet e përgjakura, Anton Gojçaj (Tuz) “Ndërmjet kapakve“, Gani Karamanaga (Ulqin) Në derë të oborrit”, Gjekë Gjonaj (Tuz) “Bijtë e shqipes“, Hajro Ulqinaku (Ulqin) “Merre hisen tënde të jetës -Antalogji”, Simë Dobreci (Ulqin) “Krijime popullore shestanese“, si dhe Zuvdija Hoxhiq Berisha (Guci) “ Të gjithë të mitë “.

Përveç veprës së fundit, të gjithë krijimet tjera janë financuar nga Fondi për mbrotjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…