“Albanian Roots-Rrënjët Shqiptare” po mbajnë në SHBA paradën vjetore tradicionale ku shpalosin në qendër të Manhatanit, simbolet, veshjet, e traditat shqiptare.
Këtë vit parada i kushtohet Nënë Terezës, e cila me 4 shtator shpallet e shenjtë, ndërkohë që Senatori Marty Golden e shpalli 4 shtatorin në Nju Jork ‘Dita e Nënë Terezës”.
Në këtë Paradë marrin pjesë shumë shoqata shqiptare dhe grupe shqiptare nga të gjitha trojet, përfshirë edhe ato nga Ulqini, Kanadaja etj.
Organizatorët e shohin këtë ngjarje si një mundësi për të shpalosur imazhin e Shqipërisë. Në festime janë ftuar personalitete të rëndësishme shqiptare, të cilët mund të ndikojnë në përmirësimin e reputacionit kombëtar dhe çështje të ndjeshme si çështja çame.