Në NHT “Riviera e Ulqinit”: NGA KY VIKEND ZBRITJET

Ndërmarrja hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” ka lajmëruar që nga kjo javë do të kenë vikend aranzhime në hotelet “Olympik” dhe “Ada Bojana”.

Kështu, gjysmë pansioni për vikend në hotelin “Olympik” do të jetë 40, fjetja me mëngjes 30 euro për person, derisa shërbimet e njëjta në hotelin në Adë do të jenë dhjetë euro më të shtrenjta.

Aksioni vlen deri në fund të tetorit, ndërsa aranzhimet mund të përdoren të premten dhe të shtunën, gjegjësisht të shtunën dhe të dielen.

“Sipas çmimores së rregullt, qëndrimi në hotelet e “Rivierës së Ulqinit” do të jetë më i lirë për 30% në krahasim me kulmin e sezonit duke filluar nga 16 shtatori. Vikend aranzhimet ofrojnë përparësi shtesë dhe në këtë çmimore”, tha zëdhënësja e kompanisë më të madhe hotelerike në Ulqin Ana Zhivanoviq dhe shtoi që “qëllimi i këtyre aranzhimeve është që ti stimulojmë mysafirët vendas dhe turistët nga vendet fqinje që ti kalojnë vikendet në hotelet tona”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi