Në Panairin e Arsimit dhe Edukimit në Novi Sad, Institucioni Parashkollor “Arushi Pu” u vlerësua me katër shpërblime dhe një medalje të artë.
Siç pohojnë nga ky institucion, shpërblimet vijnë si rezultat i punës që kopshti e realizon në mënyrë cilësore në të gjithë segmentet e veprimtarisë së vet.
Po ashtu, nga juria e Panairit u vlerësua bashkëpunimi i kopshtit me mjedisin lokal, pjesëmarrja në aktivitetet e ndryshme kreative dhe humanitare, programi i ekskursioneve edukuese, edukimi në natyrë, organizimi i karnevaleve kreative, etj.