Në “Olimpik”: MBAHET FORUMI RAJONAL PËR ARSIM

regionalni-bolonja-forumUlqini këto dy ditë ishte nikoqir i konferencës së rëndësishme dedikuar arsimit.

Në hotelin “Olimpik” në Plazh të madh u mbajt “Forumi i parë rajonal” me temën “Politika dhe arsimi – anët e konfrontuara në Ballkan”.

Në këtë tubim, të cilin e organizoi Shkolla e lartë për turizëm dhe menaxhim nga Konjici, të pranishëm ishin rreth tridhjetë profesor eminent nga të gjithë shtetet e regjionit.

Projektin e përkrahën Ministria federale e arsimit dhe shkencës në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe partnerët lokal, Ndërmarrja hotelerike turistike “Riviera e Ulqinit” dhe Komuna e Ulqinit.

Përfaqësuesit e tyre, drejtori ekzekutiv Radomir-Mikan Zec dhe nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni, kanë përshëndetur pjesëmarrësit e forumit.

Ditët e ardhshme do të publikohen përfundimet nga ky tubim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…