Në panairin e Gjirokastrës: ÇMIMI SPECIAL PËR RAMIZ HAJDARIN

 

image-65b9bac283c9b925e2e0c3befaf7d5c58b644f5cebdb6aa77f616928bfe582b1-VPër të 9-in vit rresht, në qytetin e Gjirokastrës, është zhvilluar Panairi i “Trashëgimisë, Artizanatit dhe Turizmit”. Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni “Gjirokastra”, në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit, në datat 28, 29 dhe 30 shtator.

Panairi i Trashëgimisë, Artizanatit dhe Turizmit, është bërë traditë që nga viti 2007 me pjesëmarrjen e artizanëve nga gjithë Shqipëria dhe nga vendet fqinje.

Në Panair janë paraqitur rreth 100 artizanë dhe punimet e tyre shpalosen drejtpërdrejt në kalldrëmet e Pazarit të Gjirokastrës, duke përfshirë qindra produkte të realizuara në teknika të ndryshme artizanale, në tekstil, dru, gur, qendistari, metal, lëkurë, materiale të ricikluara, produkte ushqimore  etj.

Çmimin special “Junus Emre” ne këtë panair e fitoi Ramiz Hajdari nga Ulqini i cili është kryetar i Shoqatës së artistëve dhe artizanave “Globus Art”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…