Në kryeqytetin e Francës, Paris, sot përfundon panairi katërditor i turizmit “Top Resa”.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm rreth 30 mijë vizitorë, mbi një mijë përfaqësues të shtëpive mediatike edhe njerëzit e biznesit që planifikojnë investime në turizëm.
Në kuadër të stendës malazeze është prezantuar edhe oferta e Ulqinit për çka u kujdes drejtoresha e Organizatës turistike Zana Sarvan.
Këtë pjesëmarrje të delegacionit nga Mali i Zi, përndryshe, e ka përgatitur drejtoresha e përfaqësisë së “Montenegroerlajnz” në Paris, Ulqinakja Dijana Pelinkoviq.