Në kuadër të aksionit “T’ia kthejmë fëmijëve këndet e lojërash” përfaqësuesit e komunës së Ulqinit, nënkryetari Ardijan Mavriq dhe menaxheri Omer Bajraktari, dhe OJQ “Shoqata e prindërve” nga Podgorica, me përkrahje të CKB bankës, kanë arritur sot marrëveshjen për donacionin për vendosjen e këndit të lojërash për fëmijë para ndërtesës së Qendrës për kulturë.
Vlera e këtij donacion është pesë mijë euro, ndërsa është lënë mundësia që ajo të rritet nëse këtij aksioni i bashkëngjiten biznesmenët lokal.
Njëkohësisht ky delegacion ka vizituar Qendrën ditore për fëmijë me nevoja të veçanta. Drejtori i filialit të CKB-së në Ulqin Skender Karamanaga ka premtuar përkrahjen për rregullimin e fasadës së këtij objekt.