Sulmuesit në të kanë qëlluar me një breshëri plumbash derisa po hynte në makinë, ndërsa dyshohet që me të ishte edhe një person, shkruan CDM.
Policia e Kosovës nuk ka dashur të zbardh motivin e kësaj vrasje, por dyshohet që bëhet fjalë për hakmarrje.
Të gjithë daljet nga Kosova mbrëmë ishin të bllokuara.
Gjekë Kelmendi deri para tre ditëve ka qëndruar në Mal të Zi, ndërsa e ka lëshuar shtetin pas ndërprerjes së mikpritjes nga shteti, si dhe anëtarëve tjerë të familjes Kelmendi.
Muajt e fundit ishte në Ulqin në hotelin “Kasa Grande” i cili është në pronësi të Naser Kelmendit.