Në pikën kufitare Bozhaj: U SEKUESTRUAN 33 KG KANABIS

gp-bozaj-zaplijenjena-33-kg-skanka-slika-328128Policia malazeze ka lajmëruar që të hënën, më 18 nëntor të vitit 2013, në pikën kufitare “Bozhaj”, ka sekuestruar rreth tridhjetë e tre kilogram të drogës kanabis, raporton Portali UL-info.

Droga u gjet në kamionin e tipit “Volvo” me rimorkio të tipit “Tirsan” me targa shqiptare. Kamion e përmendur e ngiste shtetasi shqiptar K.F. (53), derisa në makinë si pasagjer ishte dhe shtetasja shqiptare S.F.

Gjatë kërkimit të detajuar të rimorkios janë gjetur të fshehura në karton 30 paketime të cilët gjithsej përbënin rreth tridhjetë e tre kilogram kanabis.

K.F. u arrestua për dyshim se ka kryer vepër penale prodhim, mbajtje dhe shitje të paautorizuar të lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi