Punonjësit e Drejtorisë së doganave dhe ato të Drejtorisë së policisë, dje tek shtetasja e Republikës së Shqipërisë, L.B. (51) nga Shkodra, kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të madhe të mallit të palajmëruar – 350 telefona celular iPhone 5S, me vlerë prej rreth 170.000 euro.
Punonjësit e Stacionit të policisë kufitare Ulqin, rreth orës 19.00, në afërsi të pikës kufitare Sukubinë, kanë kontrolluar makinën e tipit “Mercedes”, me targa shqiptare, të cilën e grahte shtetasi shqiptarë F.Z., derisa pasagjer në makinë ishin L.B. dhe M.Z.
Policët me shikim i kanë vërejtur çantat ku ishin telefonat celular.
Makina dhe personat u shoqëruan në PBK Sukubinë, ku punonjësit e doganës dhe policisë kanë kryer kontrollin e hollësishëm të brendësisë së makinës, ku u gjetën dhe sekuestruan 350 telefona të markës iPhone 5S 16GB Gold – GSM, vlera e të cilëve është rreht 170.000 euro.
L.B. ka pranuar tek punonjësit e policisë që malli i palajmëruar është i saji dhe pastaj u dërgua tek gjykatësi për kundërvajtje në Ulqin, i cili e dënoi me gjobë me para.
Telefonat celular të cilët, siç dyshohet, L.B. dëshironte ti transportonte nëpër vendkalimin kufitar, përkundër rregullave doganore, u sekuestruan, lajmëron Drejtoria e doganave dhe transmeton Portali Vijesti.