
Moti i mrekullueshëm dhe erërat e volitshme kanë bërë që këtë vit më herët të fillojë sezoni i kite-surfit në Plazh të madh.
Me pajisje të përshtatshme, gjegjësisht kostum, dhe temperaturën e ajrit e cila është rreth 16 gradë Celsius, shijimi është i këndshëm edhe këto ditë të marsit.
Diçka e tillë është e pritshme, sepse përgjatë Europës Ulqini është i njohur si destinacion unik për kite-surf.
Kontribut të madh për këtë gjë kanë dhënë edhe klubet bukur të rregulluara për surf dhe kite në Plazh të madh dhe Adë.
Vlerësohet që vitin e kaluar rreth 15 mijë aventurier kanë bërë surf në bregdetin e Ulqinit.








