Turneu i pare futbollistik “Montenegro Holidays” për kategoritë 2000 dhe 2002 filloi më 27 mars në stadiumin e hotelit “Olympic” në Plazh të madh në Ulqin.
Organizatorë të turneut janë ”The Game Agency” nga Moska, Drejtoria për programe sportive dhe projekte shoqërore nga Rusia dhe qendra rekreative ruse “Smaragd”.
Në turne marrin pjesë Lokomotiva (Moska), Tekstiljshik (Ivanovo),Vllaznia (Shkodër), Buduqnost (Podgorica), Mlladost (Podgorica), Otrant (Ulqin), Mornar (Tivar). Turneu luhet me moton “Të luajmë për paqen”.