Në hotelin “Belvi” sonte do të hapet solemnisht Kongresi i parë i punëtorëve të shëndetësisë së Malit të Zi.
Kongresin e organizon Asociacioni i punëtorëve të shëndetësisë së Malit të Zi, nën patronatin e Ministrisë së shëndetësisë dhe Fondit të shëndetësisë, dhe do të zgjasë deri të dielën, më 29 maj.
Pritet prania e rreth 200 punëtorëve të shëndetësisë nga Mali i Zi, si dhe kolegëve të tyre nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia.
Në këtë tubim do të ndahen edhe shpërblimet vjetore të Asociacionit.