Xhamat e thyer dhe karroceria e gërvishtur, me mbishkrimin katër S, kanë shënuar ditët e fundit të sezonit turistik në Ulqin, në plazhin “Koko Beach” në Shtoj. Katër makina me targa kosovare kanë pësuar dëme të tilla. Dikujt i thyen pasqyrat, ndërsa në njërën është skalitur edhe mesazhi – simboli katër S.
Nga kjo makinë janë hequr edhe targat. Të gjithë makinat ishin luksoze. Policia rreth mesditës ka kryer hetimi ndërsa, siç mëson “Pobjeda”, dëshmitar okular nuk kishte. Që nuk bëhet fjalë për tentative vjedhjeje, është e qartë, thotë burimi i kësaj gazete. Qëllimi i autorit apo autorëve ishte, thotë i njëjti burim, vetëm të shkaktojë dëme materiale. Politikanët e Ulqinit ashpër e dënuan këtë akt barbar.