Shtetasi i Bosnjës dhe Hercegovinës D.S. (44) është mbytur dje në plazhin “Koko beach” në Plazhin e madh, shkruan “Dan”.
Thuhet që fatkeqësia ndodhi në orët e vona të pasdites mbasi që viktima është larguar shumë nga bregu duke u gjetur në vorbullën e rrymave detare.
Në vendngjarje shpejt erdhi skuadra e Urgjencës, por mundi vetëm të konstatojë vdekjen.
Ky është rasti i parë këtë verë i mbytjes në Ulqin.