Në Ulqin këto ditë po mbahet takimi tradicional i përvjetshëm i kompanive nga 33 vende, nga të gjithë kontinentet botërore, të cilët prodhojnë pajisjet për kitesurfing.
Ato janë të vendosur në hotelin “Laguna” në Shtoj, ndërsa po bëjnë hulumtimin e hapësirës së Plazhit të madh në plazhin “Safari”.
Vitet e fundit Plazhi i madh, për shkak të karakteristikave të veta të jashtëzakonshme, është bërë një nga destinacionet kryesore në planet për kitesurfing, prandaj për këtë zonë është në rritje edhe interesimi i kompanive që e kanë këtë sport biznes.








