Në Plazhin e madh:SHPËTONIN TURISTËT NGA DETI

Dallgët dhe rrymat detare ju kanë shkaktuar shumë punë shpëtimtarëve në Plazhin e madh. Edhe pse në të gjitha plazhet ishin të nxjerrë në pah flamujt e kuq, disa mysafirë nuk donin të humbasin dhe ditën e sotme në plazh, mbasi që të martën ishin të detyruar ta bënin një gjë të tillë.

Për këtë arsye “rojtarët e plazheve” kanë intervenuar shumë shpesh. Kështu, për shembull, në plazhin “Saranda”, shpëtimtarët Vigan Peri dhe Françesko Koci rreth orës 16. kanë shpëtuar nga vdekja e sigurt turistin nga Çekia.

Nuk ka informata që ndokush është mbytur të mërkurën në Plazhin e madh, siç ndodhi të martën në plazhin e Velipojës, ku dy persona gjetën vdekjen, derisa tre të tjerë shpëtuan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi