Në plazhin „Majami“, në kilometrin e dytë të Plazhit të madh, të martën do të hapet „Miguel de Servantes Bar“.
„Besoj që në këtë mënyrë do të ndihmojmë në kthimin e shpirtit Mesdhetar në qytetin tonë“, tha qiramarrësi i „Majamit“, punëtori i njohur turistik Xhavid Hoxhiq.
Ai tha që përveç fotografive të vjetra të shkrimtarit të njohur spanjoll dhe muzikës spanjole, në këtë objekt kamarierët do të punojnë me bluza marinerësh. „Do të ketë edhe disa detaje interesante“, tha ai për Portali UL-info.
Hapja e „Servantes barit“ është edhe një kontibut pët idenë që Ulqini të jetë „Qytet i Servantesit“.