Qiramarrësit e plazhit “Mojito” në Plazhin e madh kanë njoftuar që në tre ditët e ardhshme (25-27 korrik) në këtë hapësirë, për të dytën herë, do të mbahet manifestimi me emrin “Ditët e Kubës dhe salsës”.Në ambientin e shkëlqyeshëm të Plazhit të madh, vizitorët do të mund të kënaqen në vallëzimet e nxehta latinoamerikane me instruktorët profesional, ushqimin kuban me shije karakteristike dhe koktejet kubane ndër të cilët më i njohuri është Mojito, theksojnë organizatorët dhe thonë që manifestimi do të ketë parti ditore dhe të natës, si dhe punëtori edukative.
Shtohet që po ashtu do të organizohet parti në anije dhe gara e pashmangshme e volejbollit në rërë.