Në rezidencën e ambasadorit amerikan në Podgoricë Sju K. Braun mbrëmë është festuar 238 vjetori i pavarësisë amerikane.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm rreth dhjetë përfaqësues të jetës publike nga Ulqini. Aty ishin kryetari i komunës Fatmir Gjeka, deputetët në Parlamentin shtetëror Genci Nimanbegu dhe Dritan Abazoviq, shefi i tanishëm dhe ish shefi i policisë Sead Gjozoviq dhe Rudolf Elezoviq, drejtori i filialit të Bankës hipotekare Driton Llunji, prof. dr Zhilbert Tafa, gazetarët Ali Salaj dhe Mustafa Canka, si dhe përfaqësuesit e hotelit Mediteran, të cilët ishin njëri nga sponsorët e këtij manifestimi.