Të enjten, në ora 19, në Bibliotekën popullore “Radosav Ljumovic” në Podgoricë do të prezantohet libri “Leksikon i gjuhëtarëve të shquar shqiptarë” i autorëve Artan Haxhi dhe Tefë Topalli.
Për këtë libër do të flasin Mimoza Priku, Tomor Osmani, Mark Camaj, Adnan Çirgiq dhe koautori Artan Haxhi.
Moderatori i mbrëmjes është Ivana Vuliq.