Në hapësirat e kompanisë doMEn në Podgoricë, të enjten, më 11 dhjetor, do të mbahet prezantimi interaktiv i Habib Llesheviq, ku ai do të prezantojë konceptin e “kulturës së gjelbër” si mënyrë të qëndrueshme të jetesës dhe të vepruarit, duke u bazuar në praktiken bashkëkohore britanike.
Këtë prezantim e organizon portali Digitalizuj.me, në bashkëpunim me Këshillin britanik dhe OJQ Rrethi nga Londra.
Llesheviq, përndryshe me prejardhje nga Ulqini, është themelues i kompanisë KNTXT me seli në Londër, e cila merret me zhvillimin integral të individëve, organizatave dhe komuniteteve nëpërmjet trajnimeve, si dhe couching dhe projekteve sipërmarrëse.
Është anëtarë i Shoqatës amerikane të kibernetikës dhe ligjëron Sipërmarrjen, Qëndrueshmërinë dhe Teoritë e sistemit në Cass Business School dhe ESCP Europe biznes shkollën në Londër.