Panairi, në të cilin prodhimet e veta do ti prezantojnë 60 gra nga territori i Malit të Zi dhe Shqipërisë, do të mbahet të hënën në Qendrën tregtare “Delta City”, njoftoi agjencia Mina-biznes.
Qëllimi i projektit të cilin e financon BE-ja është fuqizimi i bashkëpunimit ndërkufitar të grave nga Shqipëria dhe Mali i Zi nëpërmjet përmirësimit dhe krijimit të ofertës së përbashkët në fushën e turizmit rural dhe sipërmarrjes në Tivar, Podgoricë dhe qarkun e Shkodrës.
Projektin e realizon Drejtoria për bashkëpunim me Agjencinë për investime dhe zhvillim të Shqipërisë (AIDA), Iniciativën për rritje të qëndrueshme (GTF), Asociacionin grave sipërmarrëse të Shqipërisë (SHGPAZ) dhe Unionin e punëdhënësve të Malit të Zi.








