Drejtuesit e Lëvizjes qendrore shqiptare për integrim nga Ulqini dr Isat Jakupi me bashkëpunëtorë ka vizituar para disa ditësh Kosovën, njoftohet nga kjo organizatë politike.
Siç thuhet, Jakupi kishte biseda të vyeshme me disa përfaqësues politik në këtë shtet, përfshirë edhe drejtuesin e Aleancës për ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Bashkërisht është arritur përfundimi se ekziston hapësira që të zgjerohet bashkëpunimi në mes Malit të Zi dhe Kosovës në të gjithë fushat.
Pritet që javët e ardhshme kjo Lëvizje të mbaj Kongresin themelues.