Në Prizren: MBLEDHJA E QEVERIVE TË KOSOVËS DHE SHQIPËRISË

MBLEDHJA E DY QEVERIVENë mbledhjen e dy qeverive të dy shteteve të një kombi, kryeministrit Hashim Thaçi dhe Edi Rama kanë dhënë mesazhin e qartë se mes dy vendeve nuk do të ketë bashkim kufijsh sipas kuptimit të mirëfilltë.

“Jemi sot këtu për të punuar për të ardhmen, nuk ka asnjë dyshim se shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare përbën një nga arritjet më të mëdha për dy shtetet shqiptare. Ky takim shënon një kapitull të ri për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin”, u shpreh Thaçi.

Kryeministri i Shqipërisë në fjalën e tij theksoi se kjo mbledhje ka për qëllim heqjen e kufirit mes dy vendeve por ai foli për një bashkim të stilit të vendeve të Beneluksit.

Nga ana tjetër, Rama u shpreh se nuk mund të ketë bashkim të dy vendeve pasi kjo gjë u është premtuar SHBA-ve dhe BE-se.

“I takojnë një kombi me një gjuhë kulturë të përbashkët, por nëse mbledhja e përbashkët bëhet arsye trembjeje apo inkurajimi për këdo që ka shqetësime në lidhje me vijat kufitare, dua të them se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është për ne shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm si një vijë që na kujton qoftë pamundësinë e historisë nga njëra anë apo përpjekjet heroike që solli krijimin e shtetit të dytë shqiptar nga ana tjetër dhe qoftë dhe detyrimin tonë për t’i qëndruar besës së dhënë atyre pa të cilët Kosova e lirë dhe e pavarur do të kishte mbetur një ëndërr e përgjakur SHBA-ve dhe BE-së”, u shpreh Rama.

Në kompleksin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij nga Shqipëria, Edi Rama, nënshkruan Deklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshje u nënshkrua, gjithashtu, edhe në fushën e transportit dhe infrastrukturës, si dhe për bashkëpunim tregtar nga dy ministritë përkatëse.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve dy kryeministrat, Thaçi e Rama, mbajtën një konferencë për shtyp. Ata theksuan se dy vendet kanë rënë dakord që të themelojnë një Fond të përbashkët për Luginën e Preshevës. (Shekulli)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT
Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave. Siç ka thënë sot në Ulqin, Dushan Bugarin, zyrtar

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se një e treta të tyre janë në hotele, gjëgjësisht

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.   Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do