Në vendngjarje menjëherë mbërritën punonjësit e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit me dy automjete dhe 8 zjarrfikës.
Zjarri përfshiu sipërfaqen prej 25 ullinjsh të vjetër dhe u fik pas një ore.
Në vendngjarje mbërriti polici komunal i cili përpiloi procesverbalin zyrtar dhe u dorëzua padia kundër pronarit të tokës i cili gjatë pastrimit shkaktoi zjarrin.
“Lusim të gjithë pronarët e ullinjve që gjatë pastrimit të mos përdorin zjarrin sepse do të sanksionohen”, shtohet nga Shërbimi.