Në organizim të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Podgoricë, sonte në orën 19 në odeonin e Pallatit të kulturës do të hapet ekspozita e piktorit akademik turk Xhemal Akjildiz.
Ekspozita ,,Shtëpitë tradicionale turke dhe konaqet” do të sjellë gjashtëdhjetë punime të këtij cikli të punuar mjeshtërisht nga artisti Akjildiz i cili i kalon përmasat në shtetin turk e që me sukses ka ekspozuar në shume qendra të njohura arti.
Sipas kritikëve në gravurat e këtij artisti dominon e kaluara, motivet historike, bujtinat në regjionin e Detit të Zi, viset e Anadollit të bukur , krahas kësaj, ai hulumton historinë e tyre dhe i sjell në gravurat e tij.
Në ceremoninë e hapjes, ku do të përshëndesë Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe Drejtori i Qendrës për kulturë Nail Draga, do të jenë të pranishëm Ambasadori i Republikës së Turqisë i akredituar në Podgoricë, Mehmet Niyazi Tanilit, zyrtarë të zyrës TIKA, kritikë të artit dhe të ftuar të tjerë.
Kjo ekspozitë vjen në momentin kur marëdhënijetekonomike dhe ata kulturore janë gjithnjë e më të avancuara ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe Republikës së Turqise, respektivisht Ambasadës së këtij shteti në Podgoricë.