Në Sallën e madhe të Qendrës për kulturë mbrëmë është mbajtur koncerti përfundimtar i nxënësve të Shkollës së muzikës dhe është shënuar Dita e këtij institucioni arsimor.
Me këtë rast janë dhënë diplomat nxënësve nga garat e sivjetme, ndërsa të pranishmit i përshëndeti drejtori i shkollës prof. Jusuf Lika.
Në program ishin veprat e Bahut, Mocartit, Hajdnit, Shumanit dhe Çajkovskit në interpretimin e nxënësve në piano, kitarë, violinë, harmonikë dhe flaut, si dhe solo këndim.