Me rastin e ditës së flamurit, 101 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe 570 vjet nga ngritja e flamurit kombëtar, Këshilli nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi të enjten në Ulqin organizoi Akademinë solemne.
Për rëndësinë e kësaj feste të madhe për Shqiptarët foli kryetari i këtij institucion Genci Nimanbegu.
Me këtë rast është zhvilluar program i pasur kulturor-artistik në regjinë e Munib Abazit i cili i entuziazmoi të gjithë të pranishmit të cilët e mbushën plotë Sallën e madhe të Qendrës për kulturë.