Në Sallën e madhe të Qendrës për kulturës në Ulqin të enjten, më 7 mars, me fillim nga ora 19:00, do të mbahet promovimi i librit “Kritika e etikës globale” të dr Dritan Abazoviqit.
Kjo vepër unike trajton çështje të globalizimit, deglobalizimit dhe modelit të shtetizimit të shoqërisë globale.
Libri, i cili u botua në gjuhën angleze, malaziase dhe shqipe, ka pasur më parë promovime në universitetet më të njohura të botës, si dhe në qendra të mëdha rajonale.
Dr Dritan Abazoviç është autor i shumë shkrimeve analitike e studimore mbi shkencat politike e shoqërore në revista ndërkombëtare.