Pasditën e sotme në dyqanin pranë parkingut në Merajë ka shpërthyer një zjarr në hapësirat e brendshme të tijë, konkretisht në hapësirën e cila shërbente për magazinimin e mallërave.
Kryeshefi i Shërbimit ë mbrojtjes dhe shpëtimit Dushi Nimanbegu për Ul-info deklaroi që thirjen e parë për shuarjen e zjarrit e kanë marrë në ora 16:43 pas se cilës kanë reaguar menjëherë.
Nimanbegu deklaroi që për shuarjen e këtij zjarri kanë qenë të angazhuar 5 zjarrëfikës me 2 automjete.
Pasi që intervenuar shpejt, kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në kohë duke shpëtuar pjesën tjetër të lokalit.
Dyshohet se deri tek shpëthimi i zjarrit ka ardhur si pasojë e shpërthimit të kondicionerit (klimës) e cila ka qenë e vendosur në magazinë.