Festivali tradicional i këngës për fëmijë sonte do të mbahet në Sallën e madhe të Qendrës së kulturës në Ulqin.
Sipas fjalëve të organizatorit, në këtë festival do të marrin pjesë fëmijët nga Ulqini, por do të ketë pjesëmarrës të vegjël edhe nga Shkodra.
“Kjo gjë i jep karakter ndërkombëtar këtij manifestimi. Besojmë që këtë vit festivali do të jetë spektakël i vërtet. Prandaj ftojmë të gjithë që të na bashkëngjiten sonte”, thanë organizatorët.