Në Qendrën islamike kulturore në Tivar gjatë ritit fetar të së premtës, namazit të xhumasë, hutbeja (ligjërata) mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Në këtë objekt monumental këtë rit fetar kryesisht e drejton kryeimami i Tivarit, haxhi Muhidin ef. Milaimi, me prejardhje nga Prizreni.
Sipas rezultateve të numërimit të popullsisë nga viti 2011, në Tivar jetojnë rreth 2500 Shqiptarë.