Në Qendrën Klinike të Malit të Zi, në repartin e sëmundjeve të brendshme, të dielën ndërroi jetë pacienti i moshës 74 vjeçare i cili ishte i sëmurë nga koronavirusi, u njoftua nga ky institucion.
Siç mëson Portali Ul-info, bëhet fjalë për banorin e Komunës së Ulqinit, i lindur në vitin 1946.
Ai përveç nga koronavirusi, ishte i sëmurë edhe nga një sërë sëmundjesh të tjera.