Shoqata e Malit të Zi për luftë kundër kancerit në bashkëpunim me IP Shtëpia e shëndetit në Ulqin dhe NP Qendra kulturore Ulqin organizon me rastin e Ditës nacionale për kontroll të prodhimeve bujqësore ekspozitën me temën “Kënaqu me vizatime pa tym të duhanit” duke paralajmëruar në këtë mënyrë të gjithë në Ulqin dhe Mal të Zi, para së gjithash të rinjtë – ardhmërinë tonë, në rrezikshmërinë nga pirja e duhanit dhe problemet që vijnë si pasojë.
Ekspozitën të hënën me 11 nëntor të vitit 2013 në hapësirën e galerisë të NP Qendra kulturore në Ulqin, simbolikisht në ora dymbëdhjetë pa pesë do ta hap dr Pavle Marnikoviq, drejtori i IP Shtëpia e shëndetit Ulqin.