Të hënën, në Sallën e Madhe të Qendrës për kulturë u festuan 30 vjet punë të Shkollës për Edukimin Fillor të Muzikës dhe Baletit.
Drejtoresha e këtij institucioni, një nxënëse e gjeneratës së parë të saj, Fatime Katana Buzuku, falënderoi të gjithë ata që mbështetën themelimin dhe funksionimin e Shkollës, para së gjithash themeluesin dhe drejtorin shumëvjeçar prof. Jusuf – Cufo Lika.
Certifikata mirënjohjeje iu dhanë gjithashtu profesorëve që kanë punuar në këtë Shkollë për 30 dhe 20 vjet, si dhe atyre institucioneve lokale që ndihmuan në përmbushjen e misionit të saj.
Nxënësit e Shkollës për Edukimin fillor të Muzikës dhe Baletit janë vlerësuar me dhjetëra çmime në gara ndërkombëtare dhe kombëtare në tre dekadat e fundit.
Ish-nxënësit dhe nxënësit aktualë të shkollës treguan aftësitë e tyre para një publiku të madh, i cili i shoqëroi me duartrokitje.