Në Ranë: FILLOI PANAIRI I 13 I LIBRIT

Në Plazhin e vogël të Ulqinit të dielën në mbrëmje filloi Panairi i 13 i librit. Në këtë manifestim tradicional në rreth tridhjetë stenda botimet e veta  i prezantojnë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Edhe pse ishte e paralajmëruar që në hapjen solemne do të marrin pjesë pretenduesit  e fronit të Malit të Zi dhe Shqipërisë, princërit Nikolla II Petroviq Njegosh dhe Leka II Zogu, kjo ceremoni është shtyrë për arsye të shiut që ra të shtunën, kështu që princërit e lëshuan Ulqin.

Panairi, siç është lajmëruar më herët, do të zgjas deri me 16 gusht.

Organizatorët e këtij manifestimi janë Qendra kulturore dhe komuna e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi