Artistët nga dhjetë vende kanë ekspozuar në rreth 80 stenda punimet e veta në Panairin e tretë të artizanëve dhe zanateve të vjetra, i cili filloi të premten mbrëma në Ranën e Ulqinit.
“Ky me siguri është tubimi më i madh i këtij lloji i cili në vitin 2015 është mbajtur në regjion. Kemi artisët që për këtë manifestim erdhën madje nga SHBA-ja dhe Rusia”, tha organizatori kryesor i këtij manifestimi, drejtuesi i OJQ “Globus Art” Ramiz Hajdari.
Sipas fjalëve të tija, në këtë mënyrë artistët dhe zanatçinjtë dhanë kontributin e vet modest në pasurimin e ofertës turistike të Ulqinit.