Të shtunën dhe të dielën në Ranën e Ulqinit mbahet Panairi tradicional i artizanëve, në të cilin marrin pjesë zanatlinjtë nga tërë vendet e rajonit.
Sipas fjalëve të organizatorit kryesor, kryetarit të Shoqatës “Globus Art” Ramiz Hajdarit, në këtë manifestim janë të pranishëm mbi 100 ekspozues, të cilët më herët ishin në “Ditët e qershisë” në Mostar.
Këtë panair e përkrahën Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike.