Në Ulqin të shtunën, me 1 qershor, u shënua solemnisht Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, njoftohet nga Qendra për Kulturë.
Manifestimi u mbajt në Ranë, me pjesëmarrjen e më të vegjëlve nga institucionet edukuese dhe shoqatat kulturo-artistike të Ulqinit.
Evenimentin e përkrahën Organizata Turistike dhe Komuna e Ulqinit, në emër të të cilës fëmijët i përshëndeti nënkryetari Astrit Hoxha. Ai tha se fëmijët në Ulqin, si dhe në tërë botën, kanë të drejt të jetojnë në paqe, të gëzojnë mbrojtjen shëndetësore, si dhe zhvillim të harmonishëm.