Gjysmëmaturantët e Shkollës fillore “Maksim Gorki” nga Podgorica dje i ndaloi policia gati një orë në Ulqin, për shkak të vandalizmit të disa nxënësve në Ranë, shkruan “Vijesti”.
Menjëherë pas ardhjes në Ulqin, një grup i nxënësve të moshës katërmbëdhjetë vjeç kanë thyer pasdite rreth 15 dyer druri në Plazhin e vogël, ndërsa qiramarrësi Gani Resulbegoviq rastin e lajmëroi në polici.
Ai pohoi që qëllimi i vetëm i fëmijëve ishte të thyejnë dyert. Fëmijët në orët e pasdites kanë vazhduar ekskursionin duke udhëtuar kah Boka e Kotorrit.