Të shtunën, me 12 tetor,në ora 14.00, në Ulqin do të mbahet manifestimi tradicional letrar, DITA E POEZISË SHQIPE, SHAS-ULQIN 2013. Në këtë manifestim do të marrin pjesë poetë, shkrimtarë, publicistë dhe artistë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.
I ftuari special është poeti dhe prozatori i mirënjohur kosovar, Ibrahim Kadriu. Projekti është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.
Manifestimi mbahet të 11 herë me radhë.