Gjymtyra e trupit të një njeriu është gjetur në Shëngjin të Lezhës.
Policia ka bërë të ditur se është gjetur këmba e djathtë e një njeriu ditën e të hënës anës detit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie.
Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e ngjarjes dhe identitetit të viktimës.