Në Shkodër: PREZANTOHET PROJEKTI I KOMUNËS DHE MOGUL-IT

MogulFillimi i zbatimit të tetë projekteve të përzgjedhura në kuadër të Thirrjes së parë të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020, përmes të cilës janë ndarë mbi 2,7 milion euro të ndihmës së pakthyeshme të BE-së, solemnisht u shënua të enjten në Shkodër.

Në këtë tubim u prezantua edhe projekti të cilin do ta realizojë Komuna e Ulqinit në partneritet me MogUL-in dhe partnerët nga Shqipëria.

Qëllimi i projektit “The Femine side of quality”, i cili do të zgjasë 18 muaj është rritja e mundësive për punësimin e grave, rritja e avancimi i kapaciteteve dhe rritja e përkrahjes së gjinisë më të bukur.

Po ashtu, në fokus do të jetë rritja e iniciative punuese intensive dhe ekonomike, integrimi i tregut ndërkufitar të punës duke lehtësuar procesin e promovimit të punës së grave dhe prodhimeve në zonat ndërkufitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi