Në institucionet e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në Ulqin mësojnë mbi katër mijë nxënës.
Më së shumti janë në katër shkollat fillore, prej të cilave dy janë në qytet dhe nga një në Shtoj dhe Katërkollë, në të cilat mësimin e ndjekin gjithsej rreth 2400 nxënës.
Në dy gjimnaze ka gjithsej rreth 1250 nxënës të shkollave të mesme, ndërsa në foshnjore rreth 400 fëmijë.
Për shkak të nevojës në rritje, planifikohet ndërtimi i një foshnjoreje dhe një gjimnazi në fushën e Ulqinit, ku, përndryshe, është në vijim ndërtimi i Medresesë së vajzave.









